Konfirmohet rasti i parë në Greqi me koronavirus, një 23-vjeçare që kishte qenë në Itali.
Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe në shtëpi kishte shfaqur shenjat e gripit. Pasi kërkoi ndihmë mjekësore në spital asaj i janë bërë analizat të cilat konfirmuan praninë e koronavirusit. Familja e saj është future në karantinë por po kërkohen edhe persona të tjerë që ka takuar.
Siç raporton gazetari Aleksandër Marku nga Selaniku, 23 vjeçarja është izoluar në spital, ndërsa është shpallur alarmi e po merren masa pas mbërritjes së virusit, për shkak se pritet që në ditët e ardhshme të shtohet numri i të prekurve për shkak se Greqia dhe Italia kanë fluks shumë të lartë të shkëmbimeve njerëzore.
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...