Theresa May u ka premtuar liderëve të BE-së se mund të arrijë një marrëveshje për Brexit-in në parlament, nëse blloku i mundëson asaj disa ndryshime në të.
Kryeministrja britanike, që ka premtuar po ashtu të jetësojë Brexit-in në kohë, foli pas një serie takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel.
“Puna ime është të jetësoj Brexit-in në kohë dhe unë do të negocioj fort në ditët në vijim për ta arritur këtë”, deklaroi kryeministrja britanike.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker përjashtoi sërish mundësinë e ndryshimeve që Theresa May do të donte të shihte. Por të dyja palët, sidoqoftë, ranë dakord për bisedime të reja në përpjekje për të kapërcyer ngërçin.
May po ashtu tha se kishte folur me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, mbi komentet që kishte bërë më herët, për një vend në ferr për ata që iniciuan Brexit-in pa një plan për realizimin e tij.
“Gjuha e përdorur nuk ishte aspak pozitive dhe shkaktoi shumë polemika në Britani. Unë nënvizova se duhet të punojmë bashkërisht për të garantuar një marrëdhënie të ngushtë në të ardhmen dhe se këtu duhet të fokusohemi”, u shpreh May.
Sidoqoftë, vetë Tusk pas takimit me kryeministren britanike, shkroi në një postim në Twitter se asnjë zgjidhje nuk kishte në horizont.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja