May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas tentimeve që Bashkimi Evropian të bëjë këto ndryshime në momentin e fundit.
Kryeministrja britanike Theresa May, do të kërkojë nga deputetët që t’i ofrojnë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet e nevojshme për Irlandën Veriore, që është pjesë e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian, Brexit
May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas tentimeve që Bashkimi Evropian të bëjë këto ndryshime në momentin e fundit.
Kryeministrja mund të premtojë një votë të re për Brexit, nëse një marrëveshje e qëndrueshme nuk arrihet deri në fund të muajit shkurt, raporton BBC.
Partia Laburiste ka përgatitur një amandament, i cili nëse kalon këtë javë, do të garantonte votën në fund të muajit.
Kanë mbetur më pak se 50 ditë e daljes nga blloku, që pritet të ndodhë më 29 mars.
Marrëveshja e Brexit-it, pë të cilën May kaloi muaj negociatash për të arritur marrëveshje me BE-në.
Marrëveshja ishte refuzuar nga Parlamenti i Britanisë dhe nëse nuk aprovohet deri në kohën kur parashihet dalja nga blloku, Britaina do të mbetet me Brexit pa marrëveshje.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...