May kërkon mbështetjen e deputetëve për “Brexit”-in

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 10: Prime Minister Theresa May arrives back in Downing Street on December 10, 2018 in London, England. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images) The Prime Minister is holding meetings with her backbench MPs today in the hope of reassuring them about her EU Brexit deal ahead of tomorrow’s crucial commons vote.

00:14 | 18 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May u ka bërë thirrje ligjvënësve konservatorë që të lënë mënjanë “preferencat personale” dhe të mbështesin marrëveshjen e Brexitit në Parlamentin britanik.

May u është drejtuar me një letër deputetëve britanikë, ku ka thënë se “historia do të na gjykojë të gjithë ne” lidhur me atë se si është trajtuar Brexiti, apo largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Dështimi për të arritur kompromiset e nevojshme që marrëveshja për largim të kalojë përmes Parlamentit në mënyrë që të respektohet rezultati i referendumit, rrezikon të ardhmen e ndritur që të gjithë e meritojmë”, ka shkruar në letër May.

Kryeministrja May përballet me kundërshtimin e vazhdueshëm lidhur me mënyrën se si e ka udhëhequr procesin e daljes nga BE-ja nga edhe nga deputetët e partisë së saj.

Kryeministrja britanike javën e ardhshme do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së, me qëllim që t’i bindë ata të ndryshojnë disa pjesë të marrëveshjes së Brexitit.

Britania duhet të dalë nga BE-ja më 29 mars. Por, May nuk ka qenë në gjendje që të sigurojë mbështetën e shumicës së deputetëve për të votuar marrëveshjen për largim, të cilën ajo e arriti me BE-në vitin e kaluar./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme