Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka thënë Kongresit që ushtria amerikane nuk ka dëshmi nëse është përdorur gaz klorin apo sarin në sulmin kimik në qytetin sirian të Doumas, duke shtuar që dëshmia e vetme që ka Pentagoni është ajo që vjen nga raportimet e mediave dhe rrjeteve sociale.
“Ka pasur një numër sulmesh të tilla. Në shumë raste, ju e dini që ne nuk kemi trupa, nuk jemi të angazhuar atje, kështu që nuk mund të them që kemi dëshmi, edhe pse kemi shumë tregues të mediave sociale që është përdorur gaz klorin apo sarin”, ka thënë Matiss para anëtarëve të Komisionit të Shërbimeve të Armatosura.
Sekretari i mbrojtjes tha se beson që ka ndodhur sulmi kimik dhe se janë në kërkim të dëshmive faktike, transmeton portali arbresh.info.
Duke paralajmëruar se ai ishte i shqetësuar se një goditje ushtarake amerikane mund të çonte në një përshkallëzim “jashtë kontrollit” në luftën siriane, Mattis tha se Uashingtoni ishte “i vendosur për t’i dhënë fund asaj lufte përmes procesit të Gjenevës përmes përpjekjeve të orkestruara të OKB-së”.
Mattis premtoi të mbajë Kongresin e informuar nëse Pentagoni vendos të sulmojë Sirinë.
Sekretari i mbrojtjes gjithashtu akuzoi Moskën për pjesëmarrje në mbajtjen e pretenduar të Sirisë për një rezervë të armëve kimike./Arbresh.info/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...