Sekretari amerikan i Mbrojtës, Jim Mattis ka thënë sot se SHBA-të nuk kanë prova për vdekjen e shefit të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr Al Bagdadi, sikurse ka njoftuar një OJQ siriane.
“Nëse e dinim, do jua kishim thënë. Nën këtë çast nuk mund as të konfirmoj, as të përgënjeshtroj”, deklaroi shefi i Pentagonit dhe shtoi se vazhdojnë ta konsiderojmë të gjallë dhe për momentin nuk mund ta provojë të kundërtën, raporton AFP.
“Ne do e ndjekim deri në fund”, garantoi Jim Mattis.
Vdekja e shefit të ISIS-it u shpall të martën nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), një ditë pas shpalljes nga Iraku të fitores në Mosul përballë organizatës xhihadiste.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit