Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka kritikuar militarizimin e ishujve në Detin e Kinës Jugore. Shefi i Pentagonit tha se sistemet e armëve që janë dislokuar kohët e fundit në këtë zonë synojnë të frikësojnë dhe t’u imponohen vendeve fqinje të Kinës.
Zoti Mattis i bëri komentet në Singapor në një fjalim që mbajti sot në kuadër të Dialogut Shangri-La, një forum i përvitshëm për mbrojtjen në Azi. Ai parashtroi gjithashtu strategjinë amerikane për “një rajon indo-paqësor të lirë dhe të hapur”.
Sekretari i Mbrojtjes foli për dislokimin e raketave tokë-ajër dhe sistemeve sulmuese anti detare, i zhurmusëve elektronikë si dhe dërgimin e një avioni bombardues në ishujt Paracel në brigjet e Vjetnamit si shembujt të drejtpërdrejtë të politikave frikësuese të Pekinit.
Këto veprime, tha Sekretari Mattis, bien ndesh me zotimet Presidentit Xi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015 se Kina do të shmangte veprime të tilla provokuese./VoA/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...