Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të vazhdojë të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes është në shitje në Korenë e Jugut.
“Kosk”, një kombinim i ko, fjala koreane për hundë dhe maskë, është lëshuar nga një kompani e quajtur Atman dhe shitet për 9,800 ëon , rreth 8.50 dollarë, transmeton portal arbresh.info
Ajo përbëhet nga dy pjesë, njëra prej të cilavë mund të hiqet në mënyrë që të lihet goja e pambuluar.
진짜로 나와버린 코스크 pic.twitter.com/p58WrYGFLe
— 무슨 일이 일어나고 있나요? (@museun_happen) January 29, 2022
Maskat e pazakonta kanë tërhequr shumë vëmendje në internet.
Disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga përmes së cilës koronavirusi depërton në trup, prandaj maska nën hundë nuk është edhe aq qesharake.
Profesoresha Catherine Bennett, kryetare e epidemiologjisë në Institutin për Transformimin e Shëndetit të Universitetit Deakin në Australi, në lidhje me maskat e publikuara nga Koreja Jugore, tha se këto mund të duken një “ide e çuditshme”, por janë më mirë se asgjë.
Rastet e koronavirusit në Korenë e Jugut arritën një rekord 22,907 të enjten, pasi kaluan 20,000 për herë të parë të mërkurën, nxitur nga përhapja e variantit Omicron.
Sidoqoftë, kombi i Azisë Lindore ka regjistruar një numër relativisht të ulët 6,812 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë. /Guardian/ arbresh.info/
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...