Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008, po shërohet pasi u infektua me koronavirus, tha të martën zyra republikane e Finlandës, rreth tre javë pasi Ahtisaari dhe gruaja e tij u konstatuan se kishin kontraktuar sëmundjen, transmeton gazeta express.
“Mostrat e fundit të koronavirusit të Presidentit Martti Ahtisaari dhe Zonja Eeva Ahtisaari janë provuar negative dhe ato vazhdojnë të shërohen,” tha zyra në një deklaratë.
Infeksioni i Ahtisaarit u konfirmua në 23 mars.
82-vjeçari Ahtisaari, i cili ishte president i Finlandës nga 1994 deri në 2000, fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes, dhe ndërmjetësimin në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Deri të hënën, Finlanda kishte 3.064 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 59 të vdekur nga virusi.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X