Lideres të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, i është refuzuar hyrja në një kamp refugjatësh jashtë Dunkirk, në veri të Francës.
Menjëherë pas refuzimit të vizitës në kamp, ajo ka reaguar në rrjetin social Twitter, duke thënë se ‘Kjo është demokracia në Francë”, transmeton arbresh.info.
Partia e saj anti-emigracion ka fajësuar emigracionin në përgjithësi dhe emigrantët në një seri të problemeve franceze.
“Ne do të dëbojmë të gjithë ata që kanë hyrë ilegalisht në Francë”, ka shkruar ajo në Twitter kohë më parë, ndërsa ka fajësuar qeverinë aktuale për lejimin e mijëra emigrantëve në vend.
Shumica e emigrantëve që vazhdojnë të jetojnë në veri të Francës janë duke u përpjekur që të kalojnë në Britaninë e Madhe./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional