Marine Le Pen ende nuk e ka të sigurtë fitoren e saj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Sipas sondazheve të fundit, ajo pritet të mposhtet nga kundërshtari i saj, Emmanuel Macron, transmeton portali arbresh.info.
Liderja e ekstremit të djathtë mban vetëm 25 për qind mbështetje.
Në anketimin nga LeMonde, rreth 14,300 njerëz janë pyetur për preferencat e tyre në zgjedhjet presidenciale.
Sondazhi parashikon se Macron do të mund Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve, që priten të mbahen me 7 maj.
Në anketim rreth 61 për qind të të anketurve kanë thekusar se do të votojnë për Emmanuel Macron në raundin e dytë.
Ish-ministri i financave, në qeverinë e Francois Hollande, Emmanuel Macron, hoqi dorë nga pozita e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale. Ai është thelemues i partisë En Marche!/Arbresh.info
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip