Derisa ndodheshin në një qendër trajnimi në Portsmouth të Anglisë, disa marinarë janë dehur së tepërmi dhe kanë humbur kontrollin.
Ata shkaktuan dëme të rënda në ambientin ku qëndronin, duke thyer orendi dhe hedhur gjësende të ndryshme nga dritarja, transmeton Telegrafi.
Pasi që nuk u zgjuan me kohë, dera e dhomës së tyre është hapur me forcë, nga kujdestarët që merren me mbarëvajtjen e punimeve.
Në pamjet e shpërndara, ata shihen teksa flinin, derisa njëri prej tyre ishte ende i veshur dhe qëndronte në një pozitë shumë të papërshtatshme.
Gjatë ditëve në vijim, pritet të merren masa ndaj këtyre marinarëve, që thyen rregullat, duke dëmtuar rendin dhe qetësinë.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...