Ka disa gjëra në jetë që thjesht nuk bëhen – si për shembull, t’i marrësh akulloren e dikujt. Kështu që, kur nëna e një djali 4-vjeçar në Uiskonsin (Wisconsin), SHBA bëri pikërisht këtë, ai mori përsipër t’i jepte një mësim: duke telefonuar policinë, duke i thënë se nëna e tij duhej të burgosej.
“Mami im po sillet keq”, i tha 4-vjeçari dispeçerit të 911-ës, sipas një regjistrimi të siguruar nga WTMJ, partner i CNN. “Mirë, çfarë po ndodh?” pyeti agjentja e policisë. “Ejani ta merrni mamin tim”, u përgjigj djali.
Më pas, “fajtorja” ndërhyri, mori telefonin – mes kundërshtimeve të fuqishme të djalit të saj – dhe tha: “Ky i vogli mori telefonin, është vetëm katër vjeç”.
Disa sekonda më vonë, ajo pranoi: “Hëngra akulloren e tij, ndaj ndoshta për këtë po telefonon policinë”.
Në sfond, djali i saj vazhdonte të argumentonte se i kishin ngrënë akulloren.
Dy efektive policie shkuan në shtëpinë e familjes për t’u siguruar që vjedhja e pretenduar e akullores nuk ishte një justifikim për një situatë më serioze, shkruan A2 CNN. Kur arritën, djali e konfirmoi se nëna e tij ia kishte ngrënë akulloren dhe përsëri kërkoi që ajo të shkonte në burg, sipas policisë.
Policia thotë se vogëlushi përfundimisht pranoi të mos ngrejë padi, duke u thënë atyre se nuk donte që nëna e tij të shkonte pas hekurave – ai thjesht donte akulloren e tij.
Dy ditë më vonë, oficerët e befasuan denoncuesin e vogël me një akullore të re.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...