Maltë, pas 50 ditësh regjistrohet 24-orëshi i parë pa infektime të reja

22:55 | 26 Prill 2020

Saktësisht 50 ditë pas zbulimit të rastit të parë, Malta kaloi 24 orët e para pa infeksione të reja koronavirus .

Numri i përgjithshëm i peronave pozitivë është zvogëluar në 162. Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri Chris Fearne, duke pasur parasysh suksesin, njoftuan “një lehtësim të shkurtër” të kujdesshëm dhe gradual të bllokimit.

Kryeministri i ri Robert Abela ka konfirmuar se rihapjet do të jenë menaxhuar dhe me siguri nuk do të lejohet të festohet në rrugë për fundin e epidemisë. Rihapjet do të bëhen graduale dhe të monitoruara “për të shmangur një valë të dytë”. /atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara