Deputetët në ishullin që mbizotërohet nga religjioni katolik, Malta, kanë votuar për legalizimin e martesës së të njejtit seks.
Në një votim të miratuar nga 66-1, parlamenti i Maltës miratoi legjislacionin që zëvendësonte deklaratën tradicionale “tani je burrë dhe grua” në ceremonitë civile me “tani je bashkëshortë”, transmeton portali arbresh.info
Deputeti i vetëm që kundërshtoi këtë ligj ka theksuar se ka votuar kundër për shkak të bindjeve fetare.
Ligji për lejimin e martesave mes të njejtit seks pasohet nga projekligji i vitit 2014 që u dha mundësinë çifteve homoseksualë në Maltë të drejtën për partneritet civil./Arbresh.info
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...