Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar Dmitry Senin, ish-oficer i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB).
Senin u largua nga Rusia më 2017 për të shmangur një arrest të mundshëm në lidhje me një rast ku përfshihej miku dhe familjari i tij, ish-koloneli i Ministrisë së Brendshme, Dmitry Zakharchenko.
Ai ka kërkuar që të fitojë azil politik në Mal të Zi, duke argumentuar se ka frikë nga ndjekja politike në Rusi.
Vendimi i Malit të Zi që të mos pranojë kërkesën për ekstradimin e Seninit për shkak të ndjekjes së supozuar në Rusi për arsye politike.
Senin aktualisht po përballet me gjyq në mungesë për dezertim dhe më 2021 autoritetet ruse e shpallën person të kërkuar ndërkombtarisht. Nëse dënohet, Senin mund të përballet me shtatë vjet burg në Rusi./rel
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...