Malajzia pritet të dëbojë 50 shtetas koreanoveriorë që kanë shkeluar afatet e vlefshme të qëndrimit të tyre në këtë shtet, pas një mase përjashtuese të bërë publike që i ndalonte këta shtetas për t’u larguar nga vendi pas vrasjes së Kim Jong-Nam, njoftoi sot zëvendëskryeministri.
Vdekja një muaj më parë në Kuala Lumpur e gjysmë vëllait të liderit koreano-verior Kim Jong-Un, shkak i injektimit të një elementi të fuqishëm neurotoksik shkaktoi një përkeqësim të mprehtë të marrëdhënieve diplomatike mes Malajzisë dhe Koresë së Veriut, duke i ndaluar shtetasve të vendit tjetër të drejtën për t’u larguar.
Zëvendëskryeministri malajzian, Ahmad Zahid Hamidi njoftoi sot për median se 50 shtetas koreanoveriorë të punësuar në shtetin e Sarawak, në ishullin Borneo, pritet të dëbohen pavarësisht masës së ndalimit për t’u larguar nga ky shtet.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...