Autoritetet e Malajzisë kanë konfiskuar më shumë se 14 kilogramë drogë dhe rreth 5.250 breshka të gjetura në një bagazh në aeroportin e Kuala Lumpurit.
Policia me këtë rast arrestoi 4 shtetas të Indisë.
Zyrtari policor Zulkarnain Mohamed Yusof deklaroi se doganierët më 20 qershor gjetën 5.255 breshka në bagazhin e dy shtetasve indianë të cilët udhëtuan nga qyteti kinez Guangzhou.
Gjatë kontrollit, personat pranuan se breshkat, vlera e të cilave në treg arrin në rreth 12.700 dollarë amerikanë, duhej të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.
Policia gjithashtu gjeti 14,3 kilogramë metamfetamin nga udhëtarët tjerë nga India, një drogë sintetike, vlera e së cilës në tregun e drogës vlerësohet të jetë rreth 174 mijë dollarë./AA
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...