Një makinë ka përplasur një grup demonstruesish në Mynih të Gjermanisë, duke lënë shumë të plagosur.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 15 persona janë lënduar nga incidenti.
Një zëdhënës i policisë ka deklaruar: “Aktualisht po zhvillohet një operacion i madh policor në zonën e Dachauer Straße. Forcat e sigurisë janë në vendin e ngjarjes.”
Ngjarja ndodhi gjatë një tubimi të organizuar nga sindikata gjermane Verdi.
Rreth orës 10:30, drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me demonstruesit në Seidlstrasse.
Hetimet janë në vazhdim dhe do të zbulojnë nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm apo një gabim i shkaktuar nga konfuzioni midis gazit dhe frenimit.
Sipas një dëshmitari okular, makina duket se ka hyrë qëllimisht në mesin e turmës, por kjo ende duhet të verifikohet nga autoritetet.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...