Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falënderuar Turqinë, Rusinë dhe Kinën për mbështetjen e tyre kundrejt shpalljes së kreut të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe liderit opozitar Juan Guaido si president i përkohshëm i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në median sociale, Maduro theksoi se Venezuela nuk është e vetmuar.
“Jam mirënjohës ndaj Rusisë, Kinës dhe Turqisë si dhe qeverive dhe popujve të tjerë botërorë për shkak të deklaratëve të forta të mbështetjes ndaj qeverisë së themeluar ligjërisht të Venezuelës. Faleminderit për mbështetjen e vendosur”, ka shkruar ai.
Mitingjet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë ditë më parë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.
Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.
Ndërkaq, Nicolas Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venezuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...