Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se njohja e Jeruzalemit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si kryeqytet i Izraelit ishte një gabim dhe Franca nuk ka plane për t’i ndjekur hapat e tij, shkruan Telegrafi.
Macron të mërkurën u takua me grupin kryesor hebrenjve të Francës, tët cilët i kërkuan Francës të bënte një njohje të ngjashme.
Udhëheqësi francez tha se nuk mendonte se Trump “ndihmoi në zgjidhjen e konfliktit” midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai e quajti veprimin e SHBA-së ‘një gabim të vërtetë në këtë kontekst’.
Macron tha se nëse Franca do ta bënte të njëjtën gjë “do të humbnim këtë status të ndërmjetësit të ndershëm, e cila është e vetmja gjë e dobishme për rajonin”, një status që Shtetet e Bashkuara nuk mund të gëzojnë më. /Telegrafi/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë