Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, komentoi mbi zhvillimet më të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai theksoi mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe nevojën për presion të shtuar ndaj Moskës.
“Franca ka qenë krah Ukrainës që nga fillimi. Përballë cinizmit të Putinit, jam i bindur se Trump do të reagojë, i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA-ve,” u shpreh Macron.
Sipas tij, armëpushimi është propozim i ardhur nga SHBA dhe është pranuar nga presidenti Zelensky. Macron shtoi se udhëheqësit perëndimorë janë në pritje të një përgjigjeje nga Kremlini, por deri tani nuk ka asnjë zhvillim konkret.
“Së bashku me Starmer, me Merz, Zelensky kem itelefonuar Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Propozimi ishte amerikan, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Do të vazhdojmë përpjekjet dhe bashkëpunimin për të garantuar paqen,” përfundoi ai./euronews.al
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...