Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, sipas një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në një intervistë ekskluzive në Pallatin Elysee, ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për bombardimet, duke thënë se një armëpushim do të ishte në dobi të Izraelit.
“Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne i bëjmë thirrje që të ndalojnë këtë bombardim në Gaza”, u shpreh Macron.
Por ai gjithashtu theksoi se Franca “dënon qartë” veprimet “terroriste” të Hamasit. Ashtu sikurse Franca, edhe Izraeli, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.
Kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë përfshirë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai u përgjigj: “Shpresoj se do ta bëjnë.”/abcnews.al
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...