Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar gazetarët francezë se janë duke u marrë shumë me jetën e tij.
“Nuk më intereson se çfarë thonë gazetarët, më intereson populli francez. Këtë duhet ta kuptoni”, ka thënë Macron para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
Duke ju drejtuar atyre gjatë vizitës në një shkollë në Francën lindore, Macron tha se mediat duhet të raportojnë për 12 milion fëmijët e shkollave që kthehen në klasat e tyre, në vend që të pyesin për jetën e tij.
“Gazetarët kanë një problem. Ata më shumë janë të interesuar në punët private, sesa në punët që bëhen për vendin”, ka thënë ai.
Mbështetja e Macronit ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhja e tij si President i Francës. 39-vjeçari kishte premtuar se do të mbajë distancë me media dhe do të merrej vetëm me punët që janë në interes të vendit.
Së fundmi, ai është akuzuar për shpenzime marrëmendese për grim. Gazetat franceze e kanë ‘kryqëzuar’ atë duke thënë se ka shpenzuar rreth 30 mijë euro për pamjen e tij./arbresh.info/
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...