Macron shpalos progamin, bën thirrje për pastrim të politikës

22:46 | 2 Mars 2017

Emmanuel Macron, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Francë, ka premtuar se do të ‘pastrojë moralin e egër të politikës franceze’.

Ish-ministri i Ekonomisë, ka zbuluar disa propozime të programit të tij, duke sfiduar kështu kritikët që ishin kundër kandidimit të tij si president, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se do t’i jep fund nepotizmit dhe konfliktit të interesit, duke propozuar për ndalimin e deputetëve dhe senatorëve që të punësojnë ndonjë pjesëtar të familjes si këshilltar.

“Unë nuk besoj që do jem tolerant në këtë aspekt”, tha ai.

Sipas sondazheve të fundit, Macron pritet të fitojë zgjedhjet në raundin e parë, por besohet se do të shkojë në balotazh me Marine Le Pen. Megjithatë, sondazhet gjithashtu kanë nxjerrë në pah se ai pritet që të mund kundërshtaren e tij në balotazh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara