Emmanuel Macron shkoi të mërkurën në punë duke mbajtur syze dielli dhe i kërkoi stafit dhe bashkëpunëtorëve ta “pranonin” kështu, duke ironizuar me situatën.
Kjo shfaqje vjen një ditë pas publikimit të pamjeve ku presidenti francez u shfaq në publik me një sy të kuq dhe të gjakosur, gjë që nxiti kuriozitet dhe shqetësim te qytetarët.
Pallati Elize reagoi menjëherë, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shqetësoheshin dhe duke sqaruar se bëhej fjalë për një enë gjaku të çarë në sy.
Zyrtarët theksuan se situata nuk përbënte rrezik për shëndetin e presidentit dhe se ishte një problem i përkohshëm.
Në një ton më lehtësues dhe humoristik, Macron shfrytëzoi rastin për të bërë shaka “tani kam shikimin e një tigri,” u shpreh ai, duke e kthyer problemin e vogël shëndetësor në një moment qesharak.
Shfaqja e tij me syze dielli u prit me buzëqeshje nga stafi dhe komentuesit e mediave sociale, disa prej të cilëve e komentuan se kjo i shton një “aura misterioze dhe sportive” figurës së presidentit.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...