Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me tarifa janë të papranueshme

20:43 | 17 Janar 2026
R J
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përsëritur qëndrimet e Francës karshi Ukrainës dhe Grenlandës.

Në një deklarim zyrtar, Macron thotë se Franca do vijojë të mbështesë Ukrainën, duke tentuar të mbrojë paqen dhe sigurinë.

Nga ana tjetër, ai po ashtu përkrah ushtrimin e vendosur nga Danimarka në Grenlandë, duke thënë se Franca qëndron pas atij vendimi. Macron vlerëson se ky vendim ka të bëjë me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Evropës.

Deklarimi i tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi hyrjen në fuqi të vendimit për taksa të eksportit për shtetet evropiane, të cilat nuk po mbështesin qëndrimet e SHBA-së karshi Grenlandës. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Franca.

“Asnjë frikësim apo kërcënim nuk do të na ndikojë, as në Ukrainë, as në Grenlandë, as kudo tjetër në botë kur përballemi me situata të tilla.

Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në këtë kontekst. Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen. Ne do të dimë si ta mbështesim sovranitetin evropian” tha Macron.

Shpërndaje në rrjete sociale