Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vizitojë Gjermaninë të martën e ardhshme për të punuar nga afër me Berlinin për çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.
Presidenti francez e bëri njoftimin për vizitën e tij gjatë ditës së sotme në Moldavi i rrethuar nga liderë të tjerë politikë.
Më herët presidenti ukrainas tha se ka marrë mbështetje nga aleatët në samitin në Moldavi për çështjen e furnizimit me avionë luftarakë në Kiev për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse.
Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas një samiti të mbi 40 liderëve evropianë në Moldavi, por dha pak detaje./abcnews.al
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...