Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paraqitur planet e tij për një reformim të thellë të BE-së, duke përfshitë integrim më të thellë politik.
Macron ka theksuar se blloku është duke ecur përpara me shpejtësi të ndryshme, ndërsa ka shtuar që me hapat që po merr blloku ‘Britania e Madhe mund të kërkojë të gjej vendin e vet përsëri në bllok’, transmeton portali arbresh.info
Macron, një centrist i vendosur pro-europian, erdhi në pushtet pasi mposhti lideren e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen.
Në një fjalim në Sorbonë, Macron ka folur për politika të përbashkëta të BE-së mbi sigurinë, azilin dhe taksat.
Me situatën rreth Brexit, Macron paralajmëroi pjesën tjetër të Europës kundër rreziqeve të nacionalizmit anti-emigracion.
“Ne menduam se i kishim mësuar mësimet nga e kaluara”, tha ai para studentëve në Universitetin e Sorboones./arbresh.info/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...