Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Donald Trump dhe Vladimir Putin janë duke kërcënuar vlerat perëndimore, por izolimi i tyre nga Europa do të sillte produkte negative.
“Nëse vendosim që t’i largojmë ata nga Europa dhe nga vlerat tona vetëm dukë thënë se “ju po tradhëtoni vlerat tona”, atëherë s’po bëjmë asgjë”, tha ai për BBC, transmeton portali arbresh.info
Shumë njerëz e shohin liderin amerikan dhe atë rus si rezistentë ndaj vlerave liberale “elitare”.
Macron këto komente i ka bërë në Abu Dhabi, ku edhe u hap Muzeu i Ri i Luvrit.
Ai e quajti atë një simbol të tolerancës dhe diversitetit në rajon.
“Ne jemi në epiqendrën e një sërë konfliktesh dhe betejash brenda botës myslimane”, tha ai. “Është shumë e rëndësishme për mua të mbështes ata që mbrojnë një Islam të hapur”.
Ai shtoi se Perëndimi kishte bërë një gabim në braktisjen e një “narrative madhështore” rreth vlerave dhe identitetit të saj, ndërsa ka shtuar se Franca kishte një rol të mbrojtjen e tyre jashtë vendit./arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj