Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se do të udheheqë reformimin e Bashkimit Europian, duke paralajmëruar se ‘sovraniteti, demokracia dhe besimi janë në rrezik’.
Gjatë një vizite në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, Macron ka kërkuar bashkëpunim dhe solidaritet më të madh brenda vendeve të bllokut, duke përseritur thirrjet e tij për një eurozonë të integruar, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info
“Brezi jonë mund të zgjedhë të bëjë këtë…ne duhet të gjejmë forcë për të rindërtuar Europën”, tha ai.
Macron ka premtuar se do të zbulojë planin e tij për riformimin e BE-së gjatë muajve të ardhshëm, duke argumentuar se kombet që qëndrojnë së bashku në BE mund të ia dalin që të mbrojnë qytetarët nga problemet, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe terrorizmin.
Ai ka përshëndetur reformat që ka bërë Alexis Tsipras në Greqi.
“Kriza greke po përfundon ngadalë. Ne po shohim Greqinë duke u shëruar”, tha Macron./arbresh.info/
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...