Kandidati presidencial francez Emmanuel Macron ishte më madhështor se sa rivalja e tij Marine Le Pen në debatin e mbrëmshëm televiziv, thonë sondazhet e shikuesve.
Kandidatët kanë shkëmbyer fyerje për më shumë se dy orë, duke argumentuar për terrorizmin, ekonominë dhe Evropën, transmeton portali arbresh.info.
Transmetuesi francez BFMTV gjeti se votuesit kishin një pikëpamje më favorizuese për Macronin se sa për Le Pen në shumicën e kategorive.
Ai ishte “më bindësi” i dyshes sipas mendimit të 63% të shikuesve.
Le Pen kritikoi rivalin e saj për prapavijën e tij financiare dhe qeveritare, duke e akuzuar atë se është një “kandidat i globalizimit të egër” dhe tha se versioni i tij i Francës “është një dhomë tregtare ku do të jenë të gjithë që luftojnë për vete”.
Nga ana tjetër, Macron tha se udhëheqësja e Frontit Kombëtar kishte gënjyer hapur, nuk kishte propozuar asgjë dhe kishte ekzagjeruar shqetësimet e publikut.
Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen të dielën./Arbresh.info
Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”
Kushner zbulon planin e ri për Gazën – Rindërtimi përfshin b...
KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbet...
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...