Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ai nuk pret një fund të negociuar të luftës në Ukrainë.
Sipas tij, kjo luftë nuk do të përfundojë edhe “për javë të tëra”, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se i ka thënë liderit rus se një armëpushim duhet të jetë para çdo dialogu real, por se presidenti
Vladimir Putin ka refuzuar, duke i bërë bisedimet e tyre të rregullta “të vështira”.
“Unë nuk mendoj se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një zgjidhje të vërtetë të negociuar,” tha Macron.
Macron tha se Putini po bën një “gabim historik” me luftën kundër “vëllezërve” ukrainas.
Macron theksoi nevojën për të respektuar njerëzit e të gjitha vendeve “dhe për të siguruar që asnjë komb, asnjë popull të mos poshtërohet”.
Macron tha se Rusia, gjithashtu, duhet të respektohet si vend dhe popull, sepse “nuk ka paqe të qëndrueshme nëse Rusia nuk është (pjesë) e një… arkitekture madhështore paqeje në kontinentin tonë. Sepse historia dhe gjeografia janë kokëfortë”./arbresh.info/
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...