Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.
Macron tha se Franca e njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur vetën, teksa i bëri thirrje që të ndalojë bombardimet në Gaza.
“Ne ndajmë dhimbjen me Izraelin. Dhe ne ndajmë gatishmërinë e tyre për të hequr qafe terrorizmin. Ne e dimë se çfarë do të thotë terrorizmi. Por nuk ka asnjë justifikim për bombardimet e vazhdueshme të civilëve në Gaza”, tha Macron gjatë një interviste për BBC, transmeton Klankosvoa.tv.
Tutje, presidenti francez refuzoi të përgjigjen nëse Izraeli kishte shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke thënë se “unë nuk jam gjykatës, unë jam kreu i shtetit”.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime