Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj provokimeve të reja nga Rusia, veçanërisht në hapësirën ajrore të Evropës Lindore.
“Kjo do të thotë që nëse dikush na provokon përsëri, do të na duhet të reagojmë pak më me forcë”, shpjegoi presidenti francez, duke folur nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së . Megjithatë, përballë këtyre provokimeve nga ushtria ruse, “ne nuk do të hapim zjarr”, shtoi ai, duke kundërshtuar homologun e tij amerikan Donald Trump , i cili tha dje se avionët që shkelin hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s duhet të rrëzohen.
Në të njëjtën kohë, Macron përshëndeti mesazhin e Trump mbi Ukrainën, pasi sipas tij shënon një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe se Kievi ka nevojë për pajisjet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...