
French President Emmanuel Macron waits for the arrival of a guest at the Elysee Palace in Paris, France, October 12, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të premten se Irani mban një përgjegjësi shumë të rëndë për destabilizimin e Lindjes së Mesme, shkruan Reuters.
“Irani mban një përgjegjësi të rëndë për destabilizimin e rajonit,” u shpreh Macron.
“Ai po vazhdon të pasurojë uranium në mënyrë të pajustifikuar dhe në përqindje që janë shumë afër asaj që nevojitet për një pajisje bërthamore.”
Pavarësisht thirrjes për përmbajtje dhe maturi, Macron pranoi se rinisja e përpjekjeve diplomatike, në veçanti negociatat e SHBA-ve me Iranin për marrëveshjen bërthamore që kishin rifilluar dy muaj më parë, do të jetë shumë e vështirë në rrethanat aktuale.
“Situata aktuale paraqet një rrezik të përshkallëzimit të pakontrolluar,” paralajmëroi presidenti francez, duke shtuar se aktivitetet e Iranit kërcënojnë drejtpërdrejt edhe Evropën.
Ai theksoi gjithashtu se nëse Irani sulmon Izraelin, Franca do ta mbrojë, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, por përjashtoi çdo pjesëmarrje në një operacion ushtarak kundër Teheranit.
Macron paralajmëroi edhe për pasoja potenciale në ekonominë globale nëse tensionet mes dy shteteve përshkallëzohen më tej.
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga