Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron në gjuhën shqipe e ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për pritjen dhe shkëmbimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij.
“I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete”, ka shkruar presidenti francez.
Macron theksoi mbështetjen e fuqishme të Francës për aspiratat evropiane të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi ka vendin e vet në Bashkimin Evropian.
“Franca ju mbështet në këtë rrugë”, përfundon mesazhi i tij, që vjen si një sinjal i qartë për mbështetjen franceze në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media