Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se do të përballen me një krizë globale të mungesës së ushqimit për shkak të luftës ruso-ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron për radiostacionin francez “France Bleu” tha se për këtë arsye do t’u ofronte ndihmë ushqimore francezëve. Ai theksoi se lufta në Ukrainë me siguri do të çojë në një krizë globale të mungesës së ushqimit.
Macron tha se janë duke shqyrtuar lëshimin e kuponëve për të ndihmuar familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Ai shtoi se do të inkurajojnë qytetarët të blejnë vetëm produkte franceze.
Ai gjithashtu theksoi se duan të jenë më pak të varur nga ushqimi i vendeve tjera në vitet e ardhshme.
Sipas Ministrisë franceze të Financave, kuponët e propozuar të ushqimit do të jenë të ngjashëm me sistemin aktual të kuponëve të energjisë, të cilat ofrojnë ndihmë në pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe gazit natyror për rreth 5,8 milionë familje me të ardhura të ulëta çdo vit.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten