Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë pasur një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë bisedës telefonike, presidenti Macron dhe kancelari Scholz i kërkuan Putinit të lirojë 2,500 mbrojtësit ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal të ndaluar aktualisht nga forcat e Kremlinit, tha pallati Elysee, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar, ushtria ruse shpalli Azovstalin dhe të gjithë Mariupolin “të çliruar plotësisht” dhe raportoi se më shumë se 2,400 luftëtar kishin dalë nga xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar.
Luftëtarët që kishin nevojë për trajtim mjekësor u dërguan në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk, rreth 48 kilometra në lindje të Mariupolit, derisa të tjerët u dërguan në Olenivka.
Mes tjerash, u diskutua gjithashtu edhe për eksportimin e grurit ukrainas.
Putini i tha liderëve Perëndimorë se Rusia është e gatshme të diskutojë mënyrat për t’ia bërë të mundur Ukrainës eksportimin e grurit nga portet e Detit të Zi, raportoi Reuters, duke cituar Kremlinin.
Gjatë një telefonate sot, presidenti rus i informoi ata se Kremlini ishte gati të gjente opsione për “eksportet e papenguara të grurit” dhe tha se Rusia ishte gati të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse hiqen sanksionet e vendosura ndaj vendit.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...