Macron: Britania të ofrojë më shumë qartësi për Brexit

PARIS, FRANCE - JUNE 13: French President Emmanuel Macron makes a statement next to British Prime Minister Theresa May during a joint press conference after a working dinner at the Elysee Presidential Palace on June 13, 2017 in Paris, France. May met Macron to discuss the fight against radicalization and terrorism. They will then go to the stadium of France to pay tribute to the victims of the recent terrorist attacks of London and Manchester before the start of the match of football France-England. (Photo by Thierry Chesnot/Getty Images)

10:08 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar nga Londra që të ofrojë më shumë qartësi në lidhje me pozicionin e saj negociues mbi Brexit.

Macron tha se çështjet që lidhen me të drejtat e qytetarëve të BE-së, fatura e daljes nga BE-ja dhe çështjen e kufirit irlandez duhet të zgjidhen përpara se të mbahen bisedimet për tregtinë, transmeton portali arbresh.info

Të premten, Theresa May ka kërkuar përiudhë dy dyvjeçare të tranzicionit pas Brexit-it.

Macron ka mirëpritur fjalimin e May, por shtoi se pozita e Britanisë lë ende për të dëshiruar.

“Përpara se të ecim tutje, dëshirojmë të sqarojmë çështjen e qytetarëve të BE-së, faturën e daljes nga BE-ja dhe  çështjen e Irlandës”, tha ai.

“Nëse këto tri pika nuk sqarohen, atëherë nuk mund të vazhdojmë tutje me pjesën tjetër”, shtoi Macron.

Sipas Theresa May, në periudhën tranzitore tregëtia duhet të vazhdojë me kushtet aktuale.

Emigrantët e BE-së do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në Britani të Madhe, por ata duhet të regjistrohen nga autoritetet, sipas propozimeve të saj.

May ka theksuar se Britania e Madhe do të paguajë faturën e divorcit me BE-në, por nuk ka theksuar shumën dhe detajet e faturës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale