ra në Peru ku ndodheshin disa persona, është shembur si pasojë e shkëmbit të rrëzuar, që i ra sipër, por për fat të mirë nuk la ndonjë të lënduar.
Fatkeqësia natyrore ndodhi në Ayacucho, si pasojë e lumit të rrëmbyeshëm që doli nga shtrati, shkaku i fryrjes së tepërt nga shirat e pandërprerë që zgjatën rreth 12 orë.
Në filmimin rrëqethës, shihet se si pjesët e rrugës gërryhen nga uji, derisa një sipërfaqe e shkëmbit thyhet dhe bie mbi urën, që thuhet se është ndërtuar para tri vitesh.
Si pasojë e shirave, rrugët e qytetit janë vërshuar, duke iu shkaktuar probleme shoferëve dhe kalimtarëve të shumtë.
Njësitet e ushtrisë janë mobilizuar, që t’ju dalin në ndihmë banorëve, shtëpitë e të cilëve janë mbushur me ujë dhe i kanë ngujuar brenda, transmeton telegrafi.
Raportohet se ka dëme të mëdha në të mbjellat bujqësore, ku llogaritet se janë dëmtuar rreth 50 për qind e patateve dhe grurit që e kanë mbjellë bujqit.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje