Alexander Lukashenko, presidenti i vetëshpallur i Bjellorusisë, ka sugjeruar se trupat bjelloruse mund të duhet të luftojnë për perëndim të Ukrainës, në mënyrë që ajo “të mos copëtohet nga Perëndimi”.
Sipas Lukashenkos, Bjellorusia është një “objekt presioni” për Perëndimin, kryesisht për arsye gjeopolitike, transmeton portal arbresh.info
“Ata (Perëndimi) nuk e kanë braktisur ende qëllimin e rreshtimit të frontit në mënyrë që ai të kalojë nga Smolensk-Pskov, Smolensk-Bryansk-Kursk dhe prej andej në Rostov. Ata duhet të rreshtojnë frontin. Dhe ne jemi një mijë kilometra nga aty, jemi në ballkon, prandaj edhe duhet të mbrojmë”, tha ai.
Lukashenko shtoi se “ata (Perëndimi) nuk do të ndalen me kaq”.
“Ata do të vijnë nga Ukraina Perëndimore ose diku tjetër. Ndoshta do të na duhet të luftojmë për Ukrainën Perëndimore që të mos shkatërrohet, sepse kjo është vdekje për ne, dhe jo vetëm për ukrainasit”, shtoi ai.
Gjithashtu, Lukashenko u bëri thirrje zyrtarëve bjellorusë që të nxjerrin përfundime nga protestat paszgjedhore të vitit 2020 dhe të parandalojnë një përsëritje të skenarit ukrainas./arbresh.info/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...