Luftime të përgjakshme kanë përfshirë kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Një dëshmitar okular tha se, forcat e rreshtuara në krah të një administrate që mbështetet nga parlamenti, bënë përpjekje për të marrë pushtetin.
Ministria e shëndetësisë së Tripolit njoftoi për të paktën 12 të vrarë dhe 87 të plagosur, por nuk dha detaje se sa prej tyre ishin civilë dhe sa u takonin grupeve rivale që po luftojnë. Përplasjet për kontrollin e qeverisë ka të ngjarë ta zhysin Libinë sërish në një luftë të plotë, pas dy vitesh paqeje relative, që solli një proces politik të dështuar që synonte mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare.
Prej një muaji Qeveria e Unitetit Kombëtar (GNU) me bazë në Tripoli nën drejtimin e Abdulhamid al-Dbeibah po lufton për pushtet kundër një administrate rivale nën drejtimin e Fathi Bashagha-t, që mbështetet nga parlamenti. Përleshjet shpërthyen dje në mbrëmje pasi një nga grupet kryesore të Tripolit sulmoi një bazë që ishte nën kontrollin e kundështarëve të tyre, thanë dëshmitarët atje. Ky zhvillim çoi në orë të tëra të shtëna e shpërthime nëpër të gjithë qytetin.
Luftimet u intensifikuan të shtunën në mëngjes, duke përfshirë përplasje me armë zjarri të vogla, deri tek mitralozët e rëndë e mortajat. Ministria e shëndetësisë tha se ishin goditur gjithashtu disa spitale e qendra shëndetësore. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe shprehu shqetësimin për bombardimet në zonat me civilë./VOA/
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...