“USS Ronald Reagan”, një luftanije bërthamore 100 mijë tonëshe, ka patrulluar në ujërat lindore të gadishullit Korean, duke treguar fuqinë ajrore dhe detare amerikane, që ka si qëllim të paralajmërojë Korenë e Veriut nga ndonjë aksion ushtarak.
Luftanija më e madhe e Marinës amerikane në Azi, me një ekuipazh prej 5.000 marinarësh, ka lançuar thuajse 90 avionë ushtarakë “F-18” nga kuverta e saj, përballë ishujve koreano-jugorë.
Ajo po kryen stërvitje të përbashkëta me Marinën koreano-jugore, stërvitje në të cilat janë përfshirë 40 luftanije të dislokuara në një linjë, që nis që nga deti i Verdhë në perëndim të gadishullit, deri në detin e Japonisë, e ka si qëllim të dëshmojë aftësinë për të mbrojtur Korenë e Jugut, transmeton tch.
Prania e “USS Ronald Reagan” në rajon, e kombinuar me presionin ushtarak të kohëve të fundit nga Uashingtoni mbi Penianin, përfshirë fluturimet e bombarduesve strategjikë “B1-B” mbi gadishullin Korean, vijnë para vizitës së parë zyrtare të presidentit Donald Trump në Azi, që do të nisë me Japoninë më 5 nëntor, e do të pasojë me ndalesën në Korenë e Jugut.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...