Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu së fundmi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi si pjesë e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Delegacioni rus tha se mund të vinte me presidentin Putin, pasi ukrainasit e bënë propozimin e tyre me shkrim. Ne po ecim në këtë mënyrë, bazuar në mirëkuptimet e arritura gradualisht nga delegacionet, por nuk mund të jap një datë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuarës në kuadër të këtyre bisedimeve pritet që në një javë ose dy mund të ketë një samit tjetër të nivelit të lartë.
Me udhëzimin e presidentit Erdogan, unë jam kontakti dhe kam takuar dy kolegët e mi të ministrive të jashtme.
“Tani presim Putinin në Turqi, është e mundur, por nuk mund të jap data, pasi prioritet tani është një armëpushim që qëndron, sepse bombat vazhdojnë të bien“, tha Çavusoglu./arbresh.info/
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë