Ajo tha se lufta e plotë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të bëjë dëm të konsiderueshëm në rimëkëmbjen ekonomike.
Ekonomisti kryesor i FMN-së, Maurice Obstfeld, tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më gjerë.
“Politika tregtare reflekton politikën dhe politika mbetet e paqëndrueshme në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme”, tha Obstfeld.
SHBA u ka vënë tarifa disa prodhimeve kineze, në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ato janë përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës”.
Pekini është përgjigjur me masa të ngjashme ndaj mallrave amerikane.
Për pasojë, FMN-ja tha se rritja ekonomike globale tani pritet të arrijë në 3.7% më 2018 dhe 2019 – poshtë nga parashikimi i mëparshëm në korrik, prej 3.9%.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...