Rusia ka marrë një tjetër goditje, ndërkohë që vijon agresionin ushtarak në Ukrainë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pezulluar një rol nderi që i është dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, sepse ai është rus.
Aleksei Mozhin, drejtori ekzekutiv për Rusinë në organizmin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015.
Një zëdhënës i FMN tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe ndikimin e saj të mundshëm në kryerjen e punës.
Vendimi vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionere, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, raportoi Financial Times.
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës