Një qeveri e re palestineze është betuar mes presionit të madh ndërkombëtar.
Kabineti, i udhëhequr nga kryeministri Mohammed Mustafa, u betua zyrtarisht të dielën përpara Presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun Perëndimor tashmë të pushtuar.
Mustafa ishte emëruar në fillim të këtij muaji për të zëvendësuar ish-kryeministrin Mohammed Shtayyeh, i cili dha dorëheqjen në shkurt së bashku me qeverinë e tij .
Pas ceremonisë, Abbas kryesoi një mbledhje të qeverisë së re, gjatë së cilës tha:
“Po punohet me palët arabe dhe ndërkombëtare për të ndaluar agresionin izraelit në Gaza. Qëllimi ynë politik është të arrijmë lirinë, pavarësinë dhe çlirimin nga okupimi dhe ne po punojmë me palët e interesuara arabe dhe ndërkombëtare për të marrë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara”, shtoi më tej Abbas./abcnews.al/
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...