Sipas Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, lufta me Korenë Veriore do të ketë përmasa ‘katastrofike’.
James Mattis paralajmëroi se lufta me shtetin e izoluar do të vendoste si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rajon në rrezik të madh, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu pretendon se çdo konflikt ushtarak do të ishte “lufta më e keqe” e parë gjatë jetës së shumicës së njerëzve.
Në një intervistë për CBS Neës, Mattis tha se ‘regjimi i Koresë Veriore ka qindra topa artileire dhe raketa hedhës brenda rrezes së një prej qyteteve më të dendura në tokë, që është Seulit’.
“Ky regjim është kërcënim për rajonin, Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me armët mashtruese të Kim Jong –un, ai tha se administrata e Trump po supozon se “me një program testimi ata do të përmirësohen me çdo test”.
Tensioned më SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë në rritje, pasi Koreja e Veriut vazhdon të testojë raketat balistike./Arbresh.info
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit