Mbahet sot në Odesa samiti Ukrainë-Europë Juglindore, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në këtë samit, në fokus të të cilit do të jetë agresioni ushtarak i Moskës kundër Kievit, mbrojtja e sovranitetit të Ukrainë dhe përfundimi i luftës 3-vjeçare, do të jenë të pranishëm Presidentë, Kryeministra dhe Kryetarë Parlamentesh nga vendet e Europës Juglindore si edhe autoritetet e larta shtetërore të Ukrainës.
Samiti i parë Ukrainë-Evropë Juglindore u mbajt në Athinë në gusht 2023, ndërsa samiti i dytë u mbajt në Tiranë më 28 shkurt të 2024-ës.
Në këto samiti, u përcollën mesazhe të fuqishme ndërsa u përsërit mbështetja e palëkundur ndaj Ukrainës, dënimi i agresionit rus, thirrja ndaj komunitetit ndërkombëtar për rritjen e mbështetjes ndaj Kievit për liri, pavarësi dhe integritet territorial.
Kujtojmë se dy javë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama të cilin e ftoi gjithashtu të jetë pjesë e samitit të sotëm.
/rtsh.al/
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...